Politika 3 March 2025, 11:55 Nga VNA

Berisha konfirmon: Ilir Meta ne listat e sigurta të PD, pas 11 majit do kërkoj ekstradimin e Edi Ramës në SHBA për McGonigal

Ndaje në Whatsapp
Berisha konfirmon: Ilir Meta ne listat e sigurta të PD, pas 11 majit do

Nga dyert e SPAK, Sali Berisha konfirmoi se Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet per zgjedhjet parlamentare të 11 majit në listat e sigurta të Partisë Demokratike. "Ai donte të ishte në listat e hapura. Por e mbajnë në burg të mos dalë në fushatë", tha Berisha. Në këtë mënyrë konfirmoi se aleati i tij kryesor ka gjasë te zgjidhet deputet, teksa ndodhet në paraburgim.

Ish-kryeministri që mbërriti në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës paralajmëroi Edi Ramën se nëse vjen në pushtet do të kërkojë ekstradimin e tij drejt SHBA-ve për tu hetuar e gjykuar për dosjen McGonigal.

Sipas Berishës, McGonigal nuk ndodhej në SPAK por në kryeministri ku sipas tij po bën pazaret e fundit.

"McGonigal kishte shkuar në kryeministri, erdhi këtu mori dosjet dhe shkoi te Rama dhe atje po bën pazaret e fundit. Mund t’u them këtu se pas 11 majit do të ekstradohet menjëherë SHBA. Për derisa sa këta këtu nuk guxojnë t’i japin atë që meriton atëherë qeveria shqiptare do bëjë kërkesë për ekstradimin e tij në Amerikë", tha Berisha.

Ish-kryeministri ndërkohë nuk kurseu akuzat ndaj prokurorëve të SPAK dhe tha se është i vendosur ta reformojë prokurorinë politike.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme