Sali Berisha nuk i është përgjigjur sot pyetjes nëse ata që janë renditur të parët në primare do të jenë pjesë e listave të sigurta. Në një konferencë për shtyp kryetari i PD nuk dha një përgjigje as për pyetjen nëse ata që nuk janë kualifikuar në këtë garë do të jenë pjesë e listave.
Ai vlerësoi procesin e primareve, por duket se ende nuk ka vendosur se kush do të jetë pjesë e listave të mbyllura dhe të sigurta. Me gjasë, rezultatet nuk janë ato që kishte në mendje dhe bezdisjen nuk e ka fshehur, duke folur për respektimin e kuotave dhe statutit. Kjo të bën të mendosh se gara e primareve, më shumë se një konkurrencë e vërtetë, ishte një fasadë pas së cilës kryetari i PD u përpoq të maskonte “pasionin” dhe zakonin e tij të vjetër për të kontrolluar listën e deputetëve të partisë që drejton.
Pjesa më e madhe e demokratëve e kanë kuptuar këtë që në fillim. Për fatin e tyre të keq, një pjesë e vogël ka besuar se vërtet në PD mund të ketë një garë që do t’i vendosë në një vend të sigurt për deputet. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur ende në Shqipëri dhe është e vështirë të ndodhë në dy partitë e drejtuara nga Sali Berisha dhe Edi Rama.
Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?
Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?
Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta
Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta
Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.