Politika 4 March 2025, 15:22 Nga VNA

Arlind Qori: Politikanët dhe oligarkët po grabisin burimet ujore, do të anulojmë ligjin për investitorët strategjikë

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori: Politikanët dhe oligarkët po grabisin burimet ujore, do

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar pas protestës së banorëve të Tragjasit kundër projektit të ujësjellësit, duke akuzuar politikanët dhe oligarkët për grabitjen e burimeve ujore në dobi të resorteve turistike në zonë.

“Sot, qytetarët e Tragjasit po përballen me kucedrën ekonomike dhe politike që po u merr ujin. Lumi që kalon pranë fshatit të tyre po shfrytëzohet nga politikanë të korruptuar dhe oligarkë si Samir Mane, për të furnizuar resortet turistike në Palasë dhe zonën përreth. Ndërkohë, policia, e pajisur me skafandra, ka shkuar atje për të mbrojtur interesat korruptive, jo të qytetarëve,” tha Qori.

Ai u zotua se, nëse Lëvizja Bashkë do të vijë në pushtet, një nga hapat e parë do të jetë anulimi i ligjit për investitorët strategjikë. “Ky ligj trajton banorët si popullsi indigjene, duke u lejuar oligarkëve dhe politikanëve t’u rrëmbejnë pronat e të drejtat. Kjo nuk mund të jetë pjesë e kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë,” deklaroi ai.

Banorët e Tragjasit dolën në protestë mëngjesin e sotëm, duke kundërshtuar projektin e ujësjellësit, i cili, sipas tyre, do t’i lërë ata pa ujë të pijshëm, ndërsa furnizon bizneset turistike në bregdet.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme