Politika 3 March 2025, 22:45 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohet koalicioni i parë në KQZ, Shehi-Alibeaj shkojnë në zgjedhje me ‘Djathtas për Zhvillim’, mungon Basha

Ndaje në Whatsapp

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, janë regjistruar në KQZ si koalicioni i parë për zgjedhjet e 11 majit.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicioni është emërtuar “Djathtas për Zhvillim”, duke shkrirë dy siglat e partive në fjalë për zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion do përbëhet nga këto dy parti dhe sigla e përfaqësimit të saj do të jetë “DZH”.

Ajo që vihet re është se nuk kanë arritur të bien dakord me Koalicionin Euroatlantikë që drejtohet de fakto nga Lulzim Basha. Palët disa javë më parë kanë pasur takime dhe e kanë shprehur publikisht se ishin në bisedime me ish-kreun e PD, por që nuk po binin dakord për partinë që do të drejtonte koalicionin. Mesa duke dakordësinë nuk e kanë arritur as sot që është edhe afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve.

 

 

 

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme