Politika 4 March 2025, 10:37 Nga VNA

"A do ta kalosh oqeanin?" Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja, dua ta çoj Shqipërinë në BE

Ndaje në Whatsapp
"A do ta kalosh oqeanin?" Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se energjinë për të vijuar drejt integrimit të Shqipërisë në BE e gjen te hakmarrja për padrejtësitë dhe poshtërimet e së kaluarës. Në një përgjigje për një qytetar në rubrikën “Sy m’sy”, Rama theksoi se Shqipëria është poshtëruar ndër vite, por ai synon të marrë hak duke e çuar vendin drejt anëtarësimit në BE.

“Na kanë poshtëruar shumë gjatë, si të huajt ashtu edhe tanët. Tani duhet të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE-së,” u shpreh ai.

Ndërkohë, Rama ironizoi Partinë Demokratike, duke thënë se kjo forcë politike ka shkatërruar vendin sa herë ka qenë në pushtet.

“PD e ka bërë Shqipërinë kashtë e koqe. Zgjedhja më 11 maj është shumë e qartë: ose votë për Shqipërinë 2030 në BE, ose kthim në kënetë. Kush voton për kënetën, i bie më qafë fëmijëve të vet,” tha Rama.

Gjatë bisedës me qytetarët, kreu i qeverisë iu përgjigj edhe një komentuesi që e pyeti nëse do të kalojë oqeanin.

“Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Mos u çudit kur të më shohësh që jo vetëm do ta kaloj, por… nuk po flas më shumë, se dua t’ju bëj një surprizë të këndshme,” u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë për lëvizje të reja në politikë.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme