Politika 4 March 2025, 00:41 Nga VNA

Regjistrohen tre koalicione për zgjedhjet e 11 majit/ Berisha-Meta në një listë, Shehi-Alibeaj me “Djathtas për Zhvillim”, Lapaj-Shabani garojnë bashkë

Ndaje në Whatsapp
Regjistrohen tre koalicione për zgjedhjet e 11 majit/ Berisha-Meta në

Në zgjedhjet e 11 majit do të jenë tre koalicione që do të garojnë me një listë të unifikuar, pasi dorëzuan kërkesën në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sali Berisha ka shfrytëzuar edhe orët e fundit të afatit për të zyrtarizuar koalicionin me partitë e tjera opozitare. Në dokumentin e dërguar në KQZ, kryedemokrati ka firmosur me disa nga aleatët e tradicional të Partisë Demokratike. Kështu Partia e Lirisë e Ilir Metës, Partia Agrare e Agron Dukës, Partia Republikane e Fatmir Mediut, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU i Shpëtim Idrizit dhe 21 parti të tjera të vogla do të garojnë në listën e PD.

Siç edhe dihej, partitë kryesore opozitare kanë pasur si kusht për Berishën disa vende në listën e sigurt për të firmosur me PD. Kështu, PL do të ketë 4 kandidatë në listën e mbyllur, Ilir Meta dhe Tedi Blushi në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan dhe Erisa Xhixho në Fier. Nga një vend në listen e mbyllur kanë marrë partitë e tjera, Mediu në Tiranë, Duka me kandidatin e tij në Durrës, Dule në Vlorë dhe Idrizi në Tiranë.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2021, Berisha do të garojë me më pak aleatë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo pasi pjesë e listës nuk është LZHK e Dashamir Shehit, por edhe një pjesë të demokratëve që u larguan pas përçarjes së PD.

Partia “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e demokratëve të larguar nga PD do të garojnë në një koalicion me Lëvizja për Zhvillim Kombëtar të Shehit. Në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicioni është emërtuar “Djathtas për Zhvillim”, duke shkrirë dy siglat e partive në fjalë për zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion do përbëhet nga këto dy parti dhe sigla e përfaqësimit të saj do të jetë “DZH”. Pjesë e këtij koalicioni pritej të ishte edhe grupi i Lulzim Bashës me Koalicionin Euroatlantikë, por që nuk kanë arritur dakordësinë.

Një tjetër koalicion i regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit është “Nisma Shqipëria Bëhet”, koalicion, i cili u finalizua pak ditë më parë. Ky koalicion përbëhet nga tre forca politike, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Partia “Nisma Thurje” dhe Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”. Ky koalicion përbëhet nga tre forca politike, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Partia “Nisma Thurje” dhe Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”.

 

 

 

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme