Politika 3 March 2025, 22:58 Nga VNA

Ylli Rakipi për vëllezërit Duka: Njëri vëlla me pulari mori kullën te Rama, tjetri merr vendin e sigurtë në listë te Berisha!

Ndaje në Whatsapp
Ylli Rakipi për vëllezërit Duka: Njëri vëlla me pulari

"Njëri vëlla me pulari mori kullën te Rama, tjetri merr vendin e sigurtë në listë te Berisha!"/ Rakipi pyet të ftuarit për vëllezërit Duka

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për primaret e Partisë Demokratike dhe vendet e sigurta që u ka caktuar Berisha aleatëve.

Ylli Rakipi ka pyetur të ftuarit lidhur me këtë strategji dhe a është e dobishme që aleatët të kenë vende të sigurta, pasi mund të dekurajohen dhe të mos punojnë për votat. Ai solli në vëmendje rastin e Agron Dukës, që ka marrë një vend të sigurtë në Durrës nga Berisha, ndërkohë që sot u mësua se i vëllai ka përfituar kullë në Tiranë nga Edi Rama.

Biseda:

Ylli Rakipi: Përshembull Agron Dukës i ka dhënë Berisha një deputet të sigurtë në Durrës. Kur e ka të sigurtë deputetin, a punon Agroni vallë?

Sot doli lajmi që vëllai i Agronit (Armand Duka) me kompaninë e vezëve ka marrë kullën e lartë në Tiranë. Me nje "pulari" merr kullë të lartë me Edi Ramën, pastaj Saliu i jep deputet të sigurtë atij tjetirt (Agron Dukës) Ja këtë e shpjegoni dot ju? Se kështu ndaheshin këtu, njëri vëlla me Ballin, tjeri me partinë. Ecën shumë kjo...

Baton Haxhiu: Ne në Kosovë kemi patur edhe tre vëllezën me tre parti politike...

Preç Zogaj: Këto tregojnë se pluralizmi është fiktiv, i simuluar, e kam patur gjithmonë këtë tezë.

Enton Abilekaj: Në fund fare mbetet dikush janë skemës dhe është i detyruar të denoncojë, liria funksionon në parti. Sado skema të ketë, dikush jashtë skemës denoncon, siç po bëni ju.  Problemi është ky, në listat e deputetëve që do të jenë me një listë, për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që bëri Rama në mënyrë të njëanshme, do të futen në një logo. Votat, në 2021, që ka marrë PDIU, janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Nëse i mbledh, ndoshta i ka merituar. PAA një deputet në gjithë vendin e merr, po ti mbledhës votat në të gjithë vendin, edhe pse zoti Duka ka thënë se nuk do të kandidojë vetë. 4 deputetë do ti marrë Partia e Lirisë. Pastaj do të jenë në listën e hapur që të luftojnë për të marrë deputetë. Kjo skemë në një koalicion, funksionoi edhe në 2021.

 

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme