Politika 4 March 2025, 13:25 Nga VNA

Veliaj nga burgu: Më arrestuan se do prish provat! Ndërkohë merakoset për telefonin se do i lexojnë bisedat dhe do shohin fotot

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nga burgu: Më arrestuan se do prish provat! Ndërkohë

Çdo ditë PR i Veliajt vijon të publikojë një reagim të kreut të bashkisë Erion Veliaj, ndonëse ky i fundit është në paraburgimin e Durrësit. Sipas tij, qëllimi i reagimeve është çmontimi i akuzave, pjesë e dosjes së tij. Por më shumë se çmontim akuzash, Veliaj sot është në merak për telefonin e tij të sekuestruar dhe të "10 grarive të tjera të Tiranës, siç edhe shkruan, me të cilat komunikonte. " pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje. Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë"-shkruan Veliaj. Teksa vijon të shfrenojë fantazitë duke shkruar se"ç'hallë kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?. Mesa duket Veliaj më shumë se për të sqaruar dhe demontuar akuzat, në fakt po përpiqet të lajë fytyrën e tij.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme