Politika 4 March 2025, 22:44 Nga VNA

Berisha kujtohet për protestën e banorëve të Tragjasit, sulmon Ramën, por asnjë fjalë për oligarkët që duan ta rrëmbejnë ujin

Ndaje në Whatsapp
Berisha kujtohet për protestën e banorëve të Tragjasit,

Kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas 12 orësh për protestën e banorëve të Tragjasit në Vlorë, të cilët kundërshtojnë që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin vilat në bregdetin e Dhërmiut.

Berisha ka postuar një video nga protesta, ku ka dënuar dhunën e policisë së shtetit, ndërsa fajtor për këtë situatë, sipas tij, është vetëm Edi Rama. Kreu i PD-së nuk përmend asnjë nga oligarkët që janë shkaktarët e kësaj situate.

“Edi Rama u rrëmben ujin, policia i dhunon dhe shoqëron në komisariate banorët e Tragjasit në Vlorë. Dënoj me forcën më të madhe sjelljen banditeske të narko-policisë” shkruan Berisha.

Protesta ka të bëjë me devijimin e ujit për të furnizuar resortet në Dhërmi dhe Palasë.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme