Politika 5 March 2025, 12:51 Nga VNA

Reagon Veliaj nga burgu: “Pendohu qen! Kjo nuk është drejtësi”

Ndaje në Whatsapp
Reagon Veliaj nga burgu: “Pendohu qen! Kjo nuk është

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia përmes një mesazhi drejtuar mbështetësve të tij, duke e cilësuar vendimin e arrestimit si të padrejtë dhe të pabazuar në fakte.

Në mesazhin e tij, Veliaj ironizon argumentet e gjykatës për masën e arrestit me burg, duke përmendur si shembull arsyetimin në faqen 278 të vendimit:

“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi…”

Ai e krahason situatën e tij me raste të tjera të bujshme në Shqipëri, duke theksuar:

“Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg.”

Veliaj shprehet se nuk do ta pranojë këtë situatë dhe e konsideron arrestimin e tij si një përpjekje për ta detyruar të dorëzohet.

“Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!” – shkruan ai.

Në fund, ai reagon ndaj pretendimeve se nuk ka shfaqur pendesë, duke theksuar se nuk është akuzuar ende për asgjë konkrete.

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg. Ky është turp, por jo drejtësi!” – përfundon mesazhin e tij Veliaj.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme