Politika 5 March 2025, 11:03 Nga VNA

Rama i përgjigjet kritikëve për turizmin: “Shqipëria po shkëlqen, s’ka pse t’ja kurseni vetes një buzëqeshje”

Ndaje në Whatsapp
Rama i përgjigjet kritikëve për turizmin: “Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve skeptike mbi një postim të tij që referonte një tabelë të UN Tourism, organizatës botërore të turizmit. Në këtë renditje, Shqipëria shfaqej mes vendeve me rritjen më të lartë turistike gjatë vitit të kaluar.

Një komentues e vuri në dyshim këtë raport duke krahasuar Shqipërinë me Greqinë, por Rama sqaroi se bëhet fjalë për rritjen përqindore dhe jo për numra absolutë.

“Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme, sepse me numra absolutë as krahasohemi dhe as kemi pse krahasohemi,” u përgjigj Rama.

Ai shtoi se, pavarësisht mendimeve të ndryshme për qeverinë, sukseset e Shqipërisë duhen vlerësuar.

“Mos të duash këtë qeverinë time të poshtër, nuk duhet të të pengojë të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë shkojnë e vijnë… por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë,” shkroi ai, duke iu drejtuar komentuesit me emër.

Kryeministri theksoi se Shqipëria po shkëlqen në turizëm dhe këtë e pohojnë të gjithë, ndaj qytetarët nuk kanë arsye të mos ndihen të lumtur për këtë zhvillim.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme