Politika 6 March 2025, 10:04 Nga VNA

“Nuk jam TikTokist” Rama debat me komentuesit: “Ku e di ti që e kam pirë ‘verën e florinjtë’? S’ke prova, mos shpif”

Ndaje në Whatsapp
“Nuk jam TikTokist” Rama debat me komentuesit: “Ku e di ti

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur akuzave dhe kritikave të tyre gjatë një transmetimi live. Një komentues e akuzoi atë për konsumimin e asaj që e quajti “vera e florinjtë”, por Rama e mohoi me tone të forta.

“Uff! Tani një pyetje kam, ku e di ti këtë? Mesa shoh, je një farë besimtari. Të lejon zoti yt të shpifësh? Shpifja në librat e shenjtë është një akt shumë i rëndë! Ti do thuash që s’po shpif, por e ke dëgjuar, por prapë s’do të thotë asgjë. Ke ndonjë provë ti për këtë? Kush beson në Zot duhet të jetë i pari që mos harrojë një fjalë që thotë libri i shenjtë: ‘Mos gjyko se do gjykohesh’. Je gabim ditën dhe natën,” iu përgjigj Rama komentuesit.

Në një tjetër replikë, një komentues e ironizoi Ramën për daljet e tij të shpeshta live në TikTok, duke i sugjeruar të “dilte live orë e minutë”. Kryeministri iu kundërpërgjigj me tone ironike, duke thënë se të folurit me qytetarët është pjesë e detyrës së tij.

“Qënke komplet i lagur nga këneta, kokë e këmbë. Flet në gjuhën e salamandrave. Më vjen shumë keq për këtë katandi. Që të jemi të qartë, puna ime nuk është punë krahu. Një nga detyrat e mia është të flas e të reagoj, dhe kjo për mua nuk është qejf, është punë. Nuk jam TikTokist, jam një përfaqësues i zgjedhur dhe ju detyrohem. Je shumë i helmuar, mendoj unë, sepse në fund të ditës nuk mund të jetë çdo gjë zi, zi, zi. Por në fund fare unë kam detyrimin të shpjegoj gjërat sipas këndvështrimit tim, kjo është arsyeja pse unë dal live,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi projektin e ujësjellësit në Tragjas, i cili ka shkaktuar protesta nga banorët e zonës. Në rubrikën “Sy me sy”, ai u shpreh se ky projekt është bazuar në analiza dhe matje profesionale, duke mohuar çdo pretendim se ai do të ndikojë negativisht në mjedis.

Ai gjithashtu theksoi se ujësjellësi ka për qëllim të sigurojë ujë të pijshëm për banorët dhe nuk përbën kërcënim për burimin. “Të ishte hidrocentral do e kuptoja shqetësimin, por një ujësjellës për të pirë ujë? Si mund të thahen burimet nga një projekt që synon të furnizojë njerëzit me ujë të pijshëm? Kjo është komplet pa logjikë,” shtoi kryeministri.

Rama komentoi edhe praninë e policisë në zonë, duke theksuar se nuk ishte aty për një fadromë, por për faktin se debati mbi projektin kishte mbetur pezull për muaj me radhë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme