Politika 6 March 2025, 20:50 Nga VNA

Berisha i paqartë për formulën e primareve. Sulmon Ramën nga Durrësi: “banor i parkut zoologjik”

Ndaje në Whatsapp
Berisha i paqartë për formulën e primareve. Sulmon Ramën nga

Sali Berisha u përpoq sërish të mbrojë procesin e primareve në PD, edhe pse ende nuk e ka sqaruar formulën se si do të përfshihen fituesit e primareve në listën për deputetë. Në një takim me demokratët në Durrës, ai tha se anëtarësia votoi për kandidatët për deputetë, por shtoi se janë edhe disa kritere të tjera që do të përcaktojnë përzgjedhjen e tyre.

Kreu demokrat bëri një thirrje edhe për votuesit në Durrës, duke i apeluar që të votojnë me bindje dhe jo të ndikohen nga bandat.

“Çdo njeri që do ndërhyjë në procesin elektoral në Durrës do të marrë ndëshkim shembullor. Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë si qytetarë mijëvjeçarë dhe jo sipas bandave të Vangjush Dakos dhe të tjerëve,” – tha Berisha.

Ai theksoi se PD hyn në këtë garë me mbështetje nga diaspora dhe me drejtuesin e fushatës së Donald Trump, Cris La Civita.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vijoi sulmet ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, duke e cilësuar si “banor të parkut zoologjik” që jeton si “qyqe e vetme.”

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme