Politika 6 March 2025, 12:42 Nga VNA

Veliaj reagon nga qelia: Kur ika drejt SHBA-së, i kërkova llogari prokurorit të BKH-së pse më thirre gruan në SPAK 

Ndaje në Whatsapp
Veliaj reagon nga qelia: Kur ika drejt SHBA-së, i kërkova llogari

Në ditën që ishte nisur drejt SHBA-së, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pretendon se prokurori i BKH-së ka kërkuar në SPAK, Ajola Xoxën. Dhe sigurisht në mungesë të tij, Veliaj, nga pozitat e pushtetarët i ka kërkuar llogari që në vigjilje të pushimeve të Vitit të Ri dhe në mungesë të tij, kush ishte personi që guxonte t'i shqetësonte familjen. Ky është reagimi i Veliajt nga paraburgimi i Durrësit, ku thotë se është "kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik". Gjithë historinë ai e tregon si një përvuajtur i sistemit në të cilin bën pjesë, "Në datën 28 dhjetor udhëtoj për takim me Bankën Botërore në Uashington. Në nisje të avionit, më merr bashkëshortja, e shqetësuar se njëfarë Samet Gurguri, emër i panjohur me numër të panjohur, e kishte ftuar të kthehej edhe një herë në SPAK. Po unë? Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj". Kjo nuk i ka pëlqyer Veliajt i cili gjithmonë i ka patur nën kontroll gjërat, ndaj dhe me metodat e tij ka arritur të gjurmojë biografinë e hetuesit. "Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre - gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike. Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi - e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali." Përfundon Veliaj reagimin e tij nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme