Politika 7 March 2025, 13:00 Nga VNA

Konflikti Rusi -Ukrainë, Rama: Zoti shpëtoi Trump për të zgjuar Europën

Ndaje në Whatsapp
Konflikti Rusi -Ukrainë, Rama: Zoti shpëtoi Trump për të

Nga piramida e Tiranës, në një ceremoni me fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”, kreu i qeverisë Edi Rama tregoi mbështetjen ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump teksa tha se "Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për t'a bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj".

Deklarata e tij, erdhi në një diskutim ku më panel  ishte Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis”, René van der Linden, President Nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize”. Teksa i njohu vetes se është një kryeministër i një vendi të vogël, por sipas tij vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm. "Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam t'í themi të tjerëve si duan të jetojnë. Kam një pyetje që më tmerron, Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo"-tha Rama.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme