Politika 7 March 2025, 21:09 Nga VNA

Rama dhe Balluku inaguruan Unazën e Madhe ende pa u përfunduar plotësisht

Ndaje në Whatsapp
Rama dhe Balluku inaguruan Unazën e Madhe ende pa u përfunduar

Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e inaguaruan që në dhjetor të vitit të shkuar, ARRSH njofton mbylljen e pjesës së Unazës nga “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, për të realizuar shtresa e asfaltobetonit në datat 08-09 mars.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen gjatë orëve të natës, nga ora 20:00 deri në 06:00. Gjatë kësaj periudhe, do të bllokohet aksi kryesor nga ish-sheshi Shqiponja deri tek ura e lumit të Tiranës, me devijime të nevojshme për trafikun.

“Në datën 08 mars 2025, nga ora 20:00 deri në 06:00, punimet do të përqendrohen në krahun e djathtë të aksit kryesor, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në tunelet nr.2 dhe nr.1, që lidhen me autostradën Tiranë-Durrës dhe aksin kryesor nga Teodor Keko. Në datën 09 mars 2025, po nga ora 20:00 deri në 06:00, do të kryhen punime në krahun e majtë, ku automjetet do të devijohen për në nënkalimin e Paskuqanit” – thuhet në njoftimin e ARRSH.

Kjo tregon se për pak propagandë, inagurimi i saj është bërë kur ky aks ende nuk kishte përfunduar plotësisht.

Kujtojmë se punimet për unazën e Tiranës kanë nisur në vitin 2010 dhe u deshën pesëmbëdhjetë vjet që  vepra tëpërfundojë. Por ky fakt nuk e pengoi qeverinë të vazhdonte traditën e ‘inaugurimeve’ të bujshme në vepra të papërfunduara prag zgjedhjesh.

Unaza e madhe e Tiranës është e gjatë rreth 29 kilometra, ndërsa kosto totale e saj përllogaritet në mbi 491 milionë euro. Në këtë segment kosto për 1 kilometër llogaritet 20 milionë euro.

 

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme