Politika 7 March 2025, 14:58 Nga VNA

"Rama i çon mesazhe". Berisha zbulon kush e takon Veliajn fshehtas në burg

Ndaje në Whatsapp
"Rama i çon mesazhe". Berisha zbulon kush e takon Veliajn

Kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn e vizitojnë fshehurazi në burgun e Durrësit dy persona. Sipas Sali Berishës, kryetar i Partisë Demokratike ata janë  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Xhevdet Troplinin, i njohur si “Poja”, të cilët kanë vizituar kryebashkiakun Veliaj në mesnatë në burgun e Durrësit. Për këtë sfidoi Ramën që të përgënjeshtroi deklaratat e tij. Sipas kreut të PD-së, Manja dhe Troplini kanë shkuar dhe i kanë dhënë porosi Veliajt që të mos flasë, ndaj dhe ky i fundit sipas Berishës gjatë intervistës së realizuar përmes inteligjencës artificiale një ditë më parë ka lavdëruar kryeministrin Rama. " Uluziu shkon para 8 ditësh në burg dhe i përcakton një kuadër të ndryshëm nga të burgosurit e tjerë.Por tani unë do t’u them shqitparëve se para Uluziut në ora 11 e gjysëm apo 12 të natës, në qelinë e Erion Veliajt, ka shkuar sipas burimeve shumë të besueshme, Poja.Po, dhe Poja i ka diktuar kodin atij.Njëlloj siç kam denoncuar takimin me të burgosur qeveritarë të tjera.Poja është Xhevdet Troplini.Pra, i çon Pojën Edi Rama. Xhevdeti i thotë 1, 2, 3 po e çele gojën më.Dhe të nesërmën falenderonte Edi Ramën.Kjo është histori mafioze.E ftoj Uluziun të përgënjeshtrojë vizitën e tij në qelinë e Erion Veliajt. Aty janë të gjitha kamerat dhe këto janë të vërtetat për të dy këto vizita të fshehtë"- tha Berisha.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme