Politika 7 March 2025, 21:23 Nga VNA

Berisha: “Shqipëria Madhështore” sado mund të tingëllojë jo realiste, do jetë një realitet

Ndaje në Whatsapp
Berisha: “Shqipëria Madhështore” sado mund të

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimit me mësuesit me rastin e 7 marsit, foli për moton e fushatës “Shqipëria Madhështore”. Berisha tha se slogani edhe pse tingullon si jo realist, do të jetë një realitet shumë i afërt.

“Ne kemi shpallur moton tonë “Shqipëria Madhështore” unë ju garantoj se kjo moto, sado që mund të tingëllojë e largët, jo realiste, por ju garantoj se “Shqipëria Madhështore” do jetë një realitet shumë më i afërt nga cfarë mendoni ju” – tha Berisha.

Kryedemokrati gjithashtu premtoi se kur të vij në pushtet për herë të tretë, rroga mestare do jetë mbi 1200 euro dhe se do të dyfishojë buxhetin për arsimin.

“Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri. Nëse rroga mesatare në Shqipëri do jetë 1200 euro, e mësuesit do jetë mbi mesataren. E pedagogut do jetë qartësisht mbi mesataren. Do dyfishojmë buxhetin për arsimin” – u shpreh Berisha.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme