Gjykata e Lartë ka shtyrë vendimin mbi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO.
Sipas informacioneve, një prej tre gjyqtarëve të trupit gjykues ka kërkuar të tërhiqet nga çështja për arsye papajtueshmërie. Trupa gjykuese përbëhej nga relatori Ilir Panda dhe anëtarët Albana Boksi e Medi Bici.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet më 11 mars para Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku kërkon një masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg. Gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë këtë kërkesë në apel, ndërsa në shkallën e parë vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.
Këto zhvillime vijnë pas hetimeve të SPAK mbi pasuritë dhe aktivitetet e familjes Veliaj, përfshirë kontrollet në bizneset e tyre dhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Erion Veliajt. Aktualisht, Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës, në pritje të shqyrtimit të apelimit të masës së sigurisë.
Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit.
Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës.
Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Kryeministri Edi Rama nisi sot takimet për Reformën Territoriale. Takimi i parë po zhvillohet në zonën e Kuçit, në Vlorë. Të pranishëm janë përfaqësuesit vendorë, mes tyre kryetarja e Bashkisë Vlorë, kryetari i Bashkisë Himarë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe bashkëkryestari i komisionit Arbjan Mazniku ndërsa Rama është shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj.
Propozimi për reformën territoriale ka shkaktuar debate dhe kundërshtime, veçanërisht në bashkitë që preken nga ndryshimet dhe që parashikohet të mos jenë më njësi të veçanta administrative.

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos.
Sterjo është shoqëruar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në gjykatë do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.