Politika 8 March 2025, 19:31 Nga VNA

PDIU, në kualicion me PD jo me PBDNJ, Idrizi: Negociatat vijojnë

Ndaje në Whatsapp
PDIU, në kualicion me PD jo me PBDNJ, Idrizi: Negociatat vijojnë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit po vijojnë.

Idirizi u shpreh se partia e tij kërkon mbështetje për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë dhe se diferencat me PD-në i kanë patur për shkak të çështjes Beleri.

“Një nga diferencat me PD është rasti Beleri, për të cilin unë nuk kam ndryshuar qëndrim. PDIU do të vazhdojë të mbrojë kauzat e saj. Po ashtu, pesha jonë në koalicion mbetet ende në diskutim, pasi kodi zgjedhor e bën të vështirë akomodimin e të gjitha flukseve dhe pretendimeve,” tha Idrizi gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë” në News24.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, duke kujtuar dy momente që kanë krijuar përplasje mes tyre.

“Kishim dy probleme. Një ishte diferenca me PD për rastin Beleri. Kjo ishte një diferencë për të cilin unë akoma nuk kam ndryshuar qëndrim. Kjo do të thotë se zëri i PDIU do jetë i tillë për histori të tilla. Por në çdo diskutim për koalicionin kam kërkuar mbështetje për kauzën e shqiptarëve të Çamërisë. Pesha e PDIU është në diskutim në vazhdim dhe po mundohemi, sepse sic thashë, kodi zgjedhor e pamundëson që të akomodohen të gjitha flukset dhe pretendimet. Jemi ende në diskutime për këtë gjë.

Unë nuk kam problem me minoritetin grek. Me zotin Dule kam pasur dy momente. Një ka qenë kur ne kërkuam në parlament një minutë heshtje, i vetmi që qëndroi ulur dhe nuk e respektoi këtë heshtje, por edhe dhimbje për një komunitet të tërë Dule mbeti në vend.

Kjo nuk është as dinjitoze, as normale. E dyta, në fillimet e PDIU në televizione atij nuk i takonte çështja çame. Por sa herë Dule bëhet bartës i qarqeve ekstremiste greke ne do reagojmë si çdo herë.

Deri ditën e hënë ose ditën e martë do vijojmë diskutimet me PD. Nëse shohim rezultatin e fundit zgjedhor na takonin 3 mandate, por diskutimi nuk bëhet në këtë mënyrë. Ne jemi ende në dinamikë të diskutimeve. Për punën e Dules, kam qenë shumë i interesuar të bëj koalicion me PD ku të shtojmë jo pak vota PD-së dhe koalicionit por dhe të kemi peshën tonë për atë që na takon dhe të ngjizim një koalicion fitues”, tha ai.

Video

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Kryeministri Edi Rama nisi sot takimet për Reformën Territoriale. Takimi i parë po zhvillohet në zonën e Kuçit, në Vlorë. Të pranishëm janë përfaqësuesit vendorë, mes tyre kryetarja e Bashkisë Vlorë, kryetari i Bashkisë Himarë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe bashkëkryestari i komisionit Arbjan Mazniku ndërsa Rama është shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj. Propozimi për reformën territoriale ka shkaktuar debate dhe kundërshtime, veçanërisht në bashkitë që preken nga ndryshimet dhe që parashikohet të mos jenë më njësi të veçanta administrative.

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo është shoqëruar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në gjykatë do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme