Politika 10 March 2025, 10:31 Nga VNA

Rama mbledh grupin parlamentar, flet për integrimin dhe SPAK, por nuk zbulon listat e kandidatëve

Ndaje në Whatsapp
Rama mbledh grupin parlamentar, flet për integrimin dhe SPAK, por nuk

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku pritej të diskutoheshin edhe listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Megjithatë, fokusi i fjalës së tij ishte procesi i integrimit në bashkimin europian dhe reforma në drejtësi.

Rama theksoi se PS duhet të fitojë mandatin e katërt për të përfunduar negociatat dhe për të mos rrezikuar procesin e anëtarësimit deri në vitin 2027. Ai u shpreh se shpejtësia me të cilën shqipëria ka avancuar është “e paprecedentë” dhe se “asnjë vend i rajonit nuk ka ecur me këtë ritëm”.

“Janë 1000 persona të angazhuar çdo ditë për negociatat, 40 drejtues grupesh dhe një strukturë e ndërtuar për të siguruar suksesin e procesit. 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për t’i dhënë ps mandatin e katërt dhe për të mos humbur asnjë ditë në këtë rrugë”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri foli edhe për reformën në drejtësi, duke akuzuar opozitën se synon të bllokojë spak dhe të zhbëjë reformën. “Kënetat duan të shkrijë Spak-un, por ne jemi garancia për vijimin e reformës dhe të integrimit”, deklaroi ai.

Në takimin e sotëm nuk pati njoftim për listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa pritet që ajo të bëhet publike në ditët në vijim.

Video

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Kryeministri Edi Rama nisi sot takimet për Reformën Territoriale. Takimi i parë po zhvillohet në zonën e Kuçit, në Vlorë. Të pranishëm janë përfaqësuesit vendorë, mes tyre kryetarja e Bashkisë Vlorë, kryetari i Bashkisë Himarë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe bashkëkryestari i komisionit Arbjan Mazniku ndërsa Rama është shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj. Propozimi për reformën territoriale ka shkaktuar debate dhe kundërshtime, veçanërisht në bashkitë që preken nga ndryshimet dhe që parashikohet të mos jenë më njësi të veçanta administrative.

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo është shoqëruar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në gjykatë do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme