Politika 10 March 2025, 12:16 Nga VNA

Nesër seanca në Apel për Veliajn/ "Lënia e kryeqytetit pa drejtim, grusht ndaj votuesve të Tiranës”

Ndaje në Whatsapp
Nesër seanca në Apel për Veliajn/ "Lënia e kryeqytetit

Nesër në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj masës së arrestit me burg. Në një mesazh të fundit nga qelia, Veliaj ka deklaruar se rikthehet për të mbrojtur veten, familjen dhe çdo qytetar që beson në drejtësinë e vërtetë.

Ai ka denoncuar si të padrejtë procesin ndaj tij, duke e cilësuar atë një sulm politik dhe një rikthim në praktikat e së shkuarës. “Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas dhe s’kanë vend në Shqipërinë moderne. Hetimi i biografisë personale dhe vetting-u i paligjshëm ndaj meje për 20 vjet nuk mund të jenë drejtësi në shekullin XXI,” – ka theksuar ai.

Veliaj ka kritikuar atë që e quajti “lënien e kryeqytetit pa drejtim” dhe “presionin ndaj sipërmarrësve”, ndërsa e konsideroi trajtimin e tij një shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ai e quajti “fyerje ndaj reformës” mënyrën se si është trajtuar rasti i tij dhe paralajmëroi se do të zbardhë më shumë detaje në seancën e nesërme.

“Prezumimi i pafajësisë është një standard europian, jo një histeri kolektive. Me votë na kanë mundur 7 herë në Tiranë dhe veç me dhunë mund të na heqin nga fushata,” – u shpreh ai, duke shtuar se presioni ndaj dëshmitarëve dhe sipërmarrësve është një praktikë e së shkuarës.

“Më shumë do të them nesër në seancë,” – ka paralajmëruar ai, duke falënderuar ata që e kanë mbështetur dhe uruar besimtarët myslimanë për agjërimin.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme