Politika 10 March 2025, 14:03 Nga VNA

Berisha prezanton koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe sposton Kujtim Gjuzin në cep. Asnjë fjalë për listat e deputetëve

Ndaje në Whatsapp
Berisha prezanton koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe

 

Sali Berisha ka prezantuar sot koalicionin e Shqipërisë Madhështore, duke u kujdesur që disa nga aleatët, përfshirë Kujtim Gjuzin dhe ndonjë tjetër, t’i lërë në radhët e fundit të ceremonisë. Shqipëria nuk ka parë kurrë një koalicion me këto potenciale të jashtëzakonshme, me këtë vendosmëri të palëkundur dhe me këtë ekspertizë të përsosur.

Berisha këmbënguli që aleancat e PD-së janë pritur me interes të madh nga shqiptarët dhe shumë shpejt do të përballet me narkoregjimin dhe do të fitojë, sepse e nis përballjen me një epërsi të madhe morale.

Kryetari i PD-së tha sot në ceremoninë e prezantimit të aleancës për Shqipërinë Madhështore se ky koalicion do të bëjë të mundur që nafta të mos jetë as 1 qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë. Berisha theksoi se energjia elektrike do të ulet, ku për bizneset do të jetë 6 lekë, ndërsa përsëriti premtimet për rrogën minimale, që nuk do të jetë më e ulët se 500 euro.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme