Politika 10 March 2025, 21:05 Nga VNA

Zbulohet financuesi i avokatëve amerikanë të Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet financuesi i avokatëve amerikanë të Veliajt

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është garanti financiar i avokatit amerikan që do të jetë pjesë e ekipit që do kërkojnë lirimin e tij.

Në një deklaratë publike, vëllai i Veliajt thotë se paratë që do të paguaj avokatin, i ka nga sipërmareja e tij 19-vjeçare, në pavarësi të plotë nga vëllai i tij kryetar bashkie.

Arbër Veliaj thotë se gjatë këtyre viteve, ka ndërtuar një portofol të suksesshëm duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet.

“Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj.

Gjatë këtyre viteve, kam ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si nje taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ky veprim përveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës” - shprehet Arbër Veliaj.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme