Politika 10 March 2025, 19:12 Nga VNA

Berisha përdor vdekjen e ish-deputetit për debat parlamentar, “harron” përjashtimet e tij

Ndaje në Whatsapp
Berisha përdor vdekjen e ish-deputetit për debat parlamentar,

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë bërë bashkë në seancën e sotme plenare duke majtur një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Andis Harasani që ndërroi jetë dje. Por kreu i PD, Sali Berisha, sapo mori fjalën nuk kurseu emrin e ish-deputetit të ndjerë ta përdorte për debat. Berisha tha se PS e përzuri  dhe për këtë duhet të kërkojë ndjesë.

“Mendoj se aktet e nderimit, duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andi Sarasiani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë” - tha Berisha.

Kjo retorikë minimumi është mungesë respekti për të ndjerin. Por edhe një hipokrizi tjetër e madhe e Berishës kur kritikon sjelljen e partisë ndaj një ish-deputeti, pasi vet është autor i sjelljeve të tilla. Kreu i PD mesa duket e ka harruar se si përjashtoi nga partia në vitin 1995 liderin e Lëvizjes Studentore dhe një prej themeluesve të PD, Azem Hajdarin.

Por historia e përjashtimeve të Berishës fillon në 1992-shin, një vit pas krijimit të Partisë Demokratike me vendimin e Berishës për përjashtimin e Gramoz Pashkos nga grupi parlamentar i cili ishte edhe një nga themeluesit e partisë. Prej këtij viti janë të paktën 26 zyrtarë të PD që me vendim të kryetarit apo të organeve të tjera të partisë janë përjashtuar nga radhët e saj. Bashkë me të Berisha përjashtoi Arben Imamin, Ridvan Peshkëpinë Perikli Tetën dhe Afrim Jupin.

 

 

 

 

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme