Politika 10 March 2025, 18:29 Nga VNA

Avokati amerikan i Veliajt flet për mediat: Masa e arrestit nuk është e ligjshme, sot nuk pres asnjë pyetje

Ndaje në Whatsapp
Avokati amerikan i Veliajt flet për mediat: Masa e arrestit nuk

VNA lajmëroi më herët se një avokat amerikan do të jetë pjesë e ekipit ligjor të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim pasrash.

Avokati i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi këtë mesditë një takim me Veliajn në ambjentet e paraburgimit të Durrësit, në një kohë që nesër kryebashkuaku do të përballet me Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku synon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në takim mori pjesë dhe Maksim Haxhiaj, avokat i Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut dhe njëherazi kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Teksa lanë ambjentet e burgut, avokati amerikan deklaroi për mediat se:

Në Amerikë sipas kushtetutës dhe ligjit akuzat penale ngrihen në bazë të një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim dhe qytetarët që përballen me akuzat penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezikshmëri arratisje ose rrezik per shoqërinë. Ndikimet e pacaktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe veçanërisht të politikanëve, janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokrancinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Une nuk do të përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj vërejtje të mëtejshme sot. Ju falenderoj!

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme