Politika 10 March 2025, 22:33 Nga VNA

Xama zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë të Veliajt: Fillon nga 500 mijë dollarë…

Ndaje në Whatsapp
Xama zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë

Gazetarja Ola Xama, në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se studio ligjore që po mbron Veliajn është ndër më të shtrenjtat në SHBA dhe e lidhur me presidentin Trump. Xama tha tha se studioja ligjore është e udhëhequr nga Mark Kasovic, një avokat që ka punuar për presidentin Trump dhe ka asistuar në çështje ligjore të nivelit të lartë.

“Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.

Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasoviç, Benson Entores, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasoviç, Benson Entores, e udhëhequr nga Mark Kasoviç, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.

Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.”- tha Xama.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme