Politika 10 March 2025, 21:56 Nga VNA

Ilir Meta ndërron mendje, do kandidojë në listën e hapur në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta ndërron mendje, do kandidojë në listën e hapur

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Ilir Metës për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në qarkun e Tiranës.

Meta dhe partia e tij janë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike, ku kishte kërkuar dy vende në listën e mbyllur ne Tiranë për të dhe sekretarin e përgjithshëm të PL, Tedi Blushi.

Këtë e konfirmoi dhe Sali Berisha, i cili udhëheq koalicionin, ku deklaroi se Meta do të ishte në listën e sigurt, pasi nuk mund të bëjë fushatë për shkak se ndodhet në burg.

Kalkulimet e fundit mesa duket kanë detyruar ish-presidentin të tërhiqet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vendi i tij në listën e mbyllur do të zëvendësohet me një emër tjetër nga radhët e PL.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme