Politika 11 March 2025, 10:08 Nga VNA

Të vjetrit në terren, Rama prezanton skuadrën e 11 majit/ Në listën e mbyllur vetëm të rinj

Ndaje në Whatsapp
Të vjetrit në terren, Rama prezanton skuadrën e 11 majit/ Në

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar strategjinë dhe ekipin me të cilin Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, kjo skuadër do të përfaqësojë një kombinim të eksperiencës me energjinë e re, duke synuar të sigurojë vazhdimësinë e procesit të integrimit europian.

“Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni. Do të jetë një skuadër e ripërtërirë, ku do të harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve. Do të ketë dijen e nevojshme për procesin e BE-së dhe do të përfaqësojë më së miri sfidat e kohës,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se kandidatët me përvojë do të jenë në terren për të mbledhur vota, ndërsa në listën e mbyllur do të përfshihen emra të rinj që hyjnë për herë të parë në parlament, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme të shoqërisë.

“Çdokush që ka pasur një mandat do të jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS-në. Burrat nuk diskutohen, por edhe gratë dhe vajzat nuk përjashtohen,” shtoi më tej kryeministri.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme