Sport 9 October 2026, 22:01 Nga VNA

Ronaldinho drejt një rikthimi surprizë në futboll? Legjenda braziliane lidhet me klubin italian Ravenna

Ndaje në Whatsapp
Ronaldinho drejt një rikthimi surprizë në futboll? Legjenda

Ish-ylli i futbollit brazilian, Ronaldinho, është në qendër të raportimeve për një rikthim të pazakontë në fushën e lojës, këtë herë në Itali, me klubin e Ravenës, që garon në Serie C.

Sipas mediave italiane, ish-futbollisti i Barcelonës mund të rikthehet për një paraqitje të veçantë më 15 nëntor, në ndeshjen kundër Forlit. Ideja lidhet me synimin për të shënuar golin e 300-të të karrierës së tij, pasi gjatë periudhës 1998-2015 ai regjistroi 299 gola, 266 me klubet ku u aktivizua dhe 33 me kombëtaren e Brazilit.

Megjithatë, lajmi ka shkaktuar reagime të ndryshme mes tifozëve të Ravennës. Një pjesë e tyre mendojnë se një ndeshje kaq e rëndësishme, në një moment kur skuadra synon të luftojë për kreun e Serie C, nuk është vendi i përshtatshëm për një paraqitje simbolike.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet ironike. Disa tifozë kanë bërë shaka se Ronaldinho mund të përfitojë nga një penallti e diskutueshme për të shënuar golin e shumëpritur dhe më pas të largohet nga loja. Të tjerë kanë ironizuar stilin e jetesës së brazilianit pas largimit nga futbolli profesionist.

Pavarësisht kritikave, emri i Ronaldinhos po i sjell vëmendje klubit italian. Në bashkëpunim me kompaninë Panini, Ravena ka prezantuar një koleksion të veçantë figurash kushtuar kësaj nisme.

Sipas informacionit të publikuar për koleksionin, figura prej bronzi shpërblehet me një kapelë të klubit, ndërsa ajo prej argjendi me një fanellë të firmosur nga Ronaldinho. Çmimi kryesor është rezervuar për personin që gjen figurën e artë, i cili do të përfitojë një biletë për ndeshjen dhe mundësinë për t’u takuar personalisht me legjendën braziliane.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme