Politika 11 March 2025, 10:43 Nga VNA

Petro Koci tërhiqet nga lista e hapur: Partia ime më “dënoi” por unë do vazhdoj të punoj për të

Ndaje në Whatsapp
Petro Koci tërhiqet nga lista e hapur: Partia ime më

Deputeti socialist Petro Koçi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Në një mesazh drejtuar kolegëve të tij socialistë, ai shprehet se vendimi nuk vjen si pasojë e ndonjë frike politike apo braktisjeje të solidaritetit, por sepse nuk ka pasur mundësinë të nisë garën në kushte të barabarta, pasi nuk i është caktuar një zonë përgjegjësie elektorale.

Koçi thekson se do të vijojë të kontribuojë për fitoren e Partisë Socialiste dhe vlerëson punën e Blendi Gonxhes në zonën e Kombinatit, duke e konsideruar zgjedhjen e tij si të duhur për shkak të sfidave madhore që lidhen me rindërtimin dhe projektet infrastrukturore.

Ai flet edhe për spostimin e tij nga aktiviteti organizativ i partisë, duke e cilësuar si një proces jotransparent dhe duke theksuar se nuk është informuar për takimet dhe mbledhjet në nivel lokal.

Në mesazhin e tij, Koçi i bën thirrje çdo kolegu socialist që ka probleme serioze me SPAK të mos kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të Partisë Socialiste në raport me drejtësinë.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme