Politika 11 March 2025, 13:04 Nga VNA

Erion Braçe jashtë listës së sigurt të PS. A do të dorëhiqen “garda e vjetër” e socialistëve?

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe jashtë listës së sigurt të PS. A do

Pas paralajmërimit të Edi Ramës se burrat deputetë të grupit parlamentar të PS nuk do të jenë në listën e sigurt (përveç atyre që janë drejtues politikë), zemërimi i disa figurave të vjetra socialiste ka nisur të shfaqet, edhe pse jo hapur. Jashtë kësaj liste ka mbetur Erion Braçe, deputeti i njohur i PS dhe një nga zërat më të fortë të partisë në parlament.

Burime thonë se Braçe nuk do të pranojë të jetë pjesë e listave të hapura, ndërsa këtë publikisht e pranoi sot Petro Koçi. Lënia jashtë e Braçes, Gjiknurit apo Xhafajt shihet si një goditje e rëndë për socialistët e bazës, të cilët tani duhet të mësohen me emra krejtësisht të panjohur, që ndoshta nuk kanë votuar asnjëherë për PS.

Pas disa fushatash dhe mandatesh në parlament, duket e pakuptimtë që emra me përvojë të lihen jashtë listës, duke e shndërruar grupin parlamentar të PS në një çerdhe të të rinjve pa asnjë kontribut në parti. Spastrimi i grupit parlamentar duket se i paraprin strategjisë së Edi Ramës për të “larë duart” me të vjetrit dhe për t’i dhënë vetes një furçë të re boje, ashtu si dikur fasadat e pallateve të vjetra të Tiranës.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë në këto kushte Erion Braçe, Damian Gjiknuri apo Fatmir Xhafaj. Ndërsa Xhafaj, muajt e fundit, u përdor hapur nga Edi Rama si një “kërbaç” për një komision parlamentar që synonte kontrollin mbi institucionet e drejtësisë dhe SPAK.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme