Politika 11 March 2025, 12:48 Nga VNA

Igli Cara fiton primaret por ngelet jashtë listës së sigurt në Durrës. Në vendet e sigurta Floriana Garo

Ndaje në Whatsapp
Igli Cara fiton primaret por ngelet jashtë listës së sigurt

 

Në listën e mbyllur të Durrësit, Sali Berisha ka përfshirë kryesisht figura të tij besnike. Emra si Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Floriana Garo, Arian Ndoj nga partia e Fatmir Mediut dhe një përfaqësues nga partia e Agron Dukës janë konfirmuar në këtë listë.

Nga ana tjetër, Igli Cara, kandidati më i votuar në Primare, është lënë jashtë listës së mbyllur. Burime bëjnë të ditur se Cara ka vendosur të tërhiqet nga gara dhe nuk pranon të jetë pjesë e listës së hapur.

Ky vendim lidhet me përfshirjen e figurave si Floriana Garo, që mori vetëm 32 vota në Primare, dhe Gent Strazimirit, i cili njihet për aktivitetin e tij politik kryesisht në rrjetet sociale, duke vepruar si një nga mbrojtësit më të devotshëm të Berishës.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme