Politika 11 March 2025, 12:23 Nga VNA

Ilir Meta kandidat për deputet në Tiranë, reagon nga qelia: Sakrifica ekstreme sjell fitore madhështore

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta kandidat për deputet në Tiranë, reagon nga qelia:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit për të kandiduar si deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë. Në një mesazh të tij, Meta falënderoi Kryesinë e Partisë së Lirisë për propozimin fillestar për kandidaturën në listat e mbyllura, por theksoi se miratimi i kërkesës së tij për të garuar në listën e hapur është një hap i rëndësishëm në betejën politike që ai po udhëheq.

“Falënderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time që Ilir Meta, edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë,” u shpreh Meta në mesazhin e tij.

Ai shtoi se pa sakrificë ekstreme nuk mund të arrihen fitore madhështore, duke i ftuar të gjithë mbështetësit e tij të qëndrojnë të angazhuar për kauza të mëdha, pavarësisht kushteve të vështira.

Partia e Lirisë ka qenë ndër mbështetësit e parë të listave të hapura në sistemin zgjedhor. Në vitin 2008, Meta dhe disa kolegë të tij hynë në grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese që sollën listat e mbyllura, duke argumentuar se ato dëmtonin parlamentarizmin e vërtetë.

Ky vendim për të garuar në listë të hapur shihet si një lëvizje e rëndësishme politike, që mund të ndikojë në garën elektorale të 11 majit.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme