Politika 11 March 2025, 14:56 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

Ervin Salianji duhet të vuajë dënimin e Apelit, një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e ish-deputetit demokrat, duke shuar kështu shpresat e tij për liri.

"Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm"-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Salianji është shpallur fajtor për krijimin e provave të rreme ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, me qëllim që ndaj tij të niste një hetim penal. Ai e denoncoi Geron Xhafajn përmes një audiopërgjimi, duke e akuzuar për përfshirje në trafik droge.

Dënimi i Salianjit, në kuadër të dosjes së njohur si "Babale", i heq mundësinë për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ish-deputeti po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme