Politika 11 March 2025, 15:52 Nga VNA

Ervin Salianji reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë: “Dënim politik, do ta luftoj deri në fund!”

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë në çështjen “Babale”. Në një deklaratë të publikuar pas vendimit, ai e cilësoi këtë një vendim të diktuar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe një sulm të hapur ndaj opozitës.

Salianji u shpreh se ky dënim ka si qëllim ta largojë atë nga beteja politike dhe të frikësojë këdo që denoncon korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin. Ai akuzoi drejtësinë për mungesë pavarësie dhe deklaroi se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi, duke paralajmëruar një apelim në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg.

“Imazhi i kësaj gjykate do të hyjë në turpin historik të përdorimit të drejtësisë për hakmarrje politike. Dënimi im politik është mbështetje e hapur për mafien dhe trafikantët ndërkombëtarë,” deklaroi ai.

Salianji, i cili do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit, theksoi se nuk do të tërhiqet nga beteja politike, pavarësisht përpjekjeve për ta eliminuar nga gara elektorale e 11 majit. “Unë zgjedh betejën dhe jo qurravitjet! Drejtësia e vërtetë do të vijë kur qytetarët të kenë fjalën e fundit,” përfundoi ai.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme