Politika 11 March 2025, 17:55 Nga VNA

Dënimi me burg për Alqi Bllakon, GJKKO zbardh vendimin

Ndaje në Whatsapp

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Ballko për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2.8 vite burg.

Ndaj Alqi Bllako, SPAK kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg si dhe heqje për 5 vite të ushtrimit të funksioneve publike.

Ish-deputeti socialist akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me inceneratorin e Tiranës.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 255/2 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 22, datë 11.03.2025 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 259 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.03.2021) të Kodit Penal, dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 259 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.03.2021) të Kodit Penal, dënimin e tij me 3(tre) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
  3. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Alqi Bllako me një dënim të vetëm me 4 (katër) vjet burgim.
  4. Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alqi Bllako i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet 2(dy) vjet e 8(tetë) muaj burgim.
  5. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 09.12.2023, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  6. Heqjen e së drejtës së të pandehurit Alqi Bllako për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
  7. Shpenzimet proceduriale, ato të hetimit paraprak në shumën **** Lek dhe të

    gjykimit të çështjes, sipas formularit bashkëgjitur këtij vendimi, i ngarkohen të

    pandehurit Alqi Bllako.

  8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve nga e nesërmja e

    komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit per Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme