Politika 12 March 2025, 11:39 Nga VNA

Përgjimet në qeli që “zhysin” Erjon Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Përgjimet në qeli që “zhysin” Erjon Veliajn

Pasi e izoluan Erjon Veliajn në qeli nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash, prokurorët e posacëm, nuk u ndalën me kërkimet e tyre për gjetjen e provave të reja ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Ndërsa mbahej në paraburgimin e Durrësit, Ols Dado dhe Altin Dumani iu drejtuan gjykatës me një kërkesë për ta përgjuar Veliajn. Bisedat e përftuara nga këto përgjime janë paraqitur ditën e djeshme, si një nga provat e reja që SPAK ka në duar ndaj personit nën hetim Erjon Veliaj, në gjykatën e Apelit të Posacëm ku po shqyrtohet kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kundër masës së sigurisë.

Në këto biseda Veliaj dëgjohet me familjarët e tij të flasë për sulme të orkestruara ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, si dhe përdorur gjuhë shantazhuese edhe ndaj zyrtarëve të ministrisë së Drejtësisë e Burgjeve, pas një kontrolli që i është bërë në qelinë e paraburgimit. Veliaj sipas burimeve përmend edhe zyrtarë të tjerë të lartë në bisedat e tij. Për prokurorët kjo mënyrë të sjelluri tregon shumë për personalitetin e z.Veliaj, i cili edhe pse në kushtet e izolimit, tenton me cdo kusht të ushtrojë ndikim dhe dëshmojë pushtetin e tij. Për këtë arsye prokurorët këmbëngulën në gjykatë që të mbahet nën masën e sigurisë “arrest me burg” duke vlerësuar se ka rrezik të dëmtojë provat e të indimidojë dëshmitarët.

Sot pritet që për këto prova të flasë vetë Veliaj. Në seancën e parë ai deklaroi se prokurorët i përndoqën familjen. Por sot, është vetë ai që duhet të justifikojë sjelljen e tij shantazhuese dhe do të tentojë të bindë gjykatën për liri. Mundësitë që ai të dalë në liri janë të pakta, pasi përgjimet brenda qelisë e rëndojnë shumë pozitën e Erjon Veliajt përballë drejtësisë.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme