Politika 12 March 2025, 09:22 Nga VNA

Afati fundit/ PD dhe PS finalizojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Afati fundit/ PD dhe PS finalizojnë listat e kandidatëve për

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një moment kyç për partitë politike në Shqipëri.

Partia Demokratike ka planifikuar dy mbledhje të rëndësishme gjatë ditës: Kryesia e PD do të mblidhet në orën 16:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00. Në këto takime do të diskutohen përzgjedhja e kandidatëve dhe strategjia e fushatës, ndërsa pritet të shpallen emrat që do të përfaqësojnë partinë në zonat zgjedhore.

Ndërkohë, edhe Partia Socialiste është në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve. Kryesia e PS pritet të miratojë listat, të cilat do të kombinojnë eksperiencën e figurave të njohura me energjinë e kandidatëve të rinj. Ende mbetet e paqartë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e listës së kandidatëve, pasi ai ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes nga gara.

Dorëzimi i listave shënon fillimin e një fushatës elektorale të fortë.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme