Politika 12 March 2025, 15:34 Nga VNA

Veliaj nga salla e gjyqit: Çimkat në shgëpi dhe lodrat e djalit

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nga salla e gjyqit: Çimkat në shgëpi dhe lodrat e djalit

Burime nga seanca që po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme të Apelit thonë se Erion Veliaj ka kundërshtuar provat e reja që pretendojnë prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado, siç janë përgjimet e realizuara në burgun ku Veliaj po kalon ditët e paraburgimit.

Kryetari i Bashkisë ka pretenduar se SPAK ka përgjuar për një muaj bisedat familjare, të cilat sipas tij lidhen me intervistat në media.

Veliaj: “Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK, por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen, si dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore.” Ndër të tjera ai është shprehur se ai është  ende kryetar bashkie në detyrë, "i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale,-është shprehur ai.

Erion Veliaj ka kërkuar që seanca ndaj tij të zhvillohet me dyer të hapura. Seanca ka nisur pak pas mesditës në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme