Politika 12 March 2025, 13:08 Nga VNA

Bashkia Mat e Tepelenë, me drejtues të ri

Ndaje në Whatsapp
Bashkia Mat e Tepelenë, me drejtues të ri

Këshilli Bashkiak i Matit ka zgjedhur Myslym Zenelin si kryetar të komanduar të Bashkisë Mat deri në zgjedhjet e reja vendore. Ky vendim erdhi pas dorëheqjes së kryebashkiakut Agron Malaj, i cili do të kandidojë për deputet në Qarkun Dibër në zgjedhjet e 11 majit.

Nga 21 anëtarët e këshillit, 19 ishin të pranishëm në mbledhjen e jashtëzakonshme, ku me 17 vota Zeneli u zgjodh mes dy kandidatëve, ndërsa Flutura Biba mori vetëm një votë dhe një tjetër rezultoi e pavlefshme.

Ndërkohë, në Tepelenë është komanduar si kryetare e bashkisë nënkryetarja aktuale, Julinda Karteri.

Emrat e kandidatëve të PS për Qarkun Dibër pritet të shpallen gjatë Asamblesë së partisë në orën 19:00.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme