Politika 12 March 2025, 14:29 Nga VNA

Deputeti i PD, Dashnor Sula mbetet jashtë listës së 11 majit: “Më hoqën sepse mbështes SPAK”

Ndaje në Whatsapp
Deputeti i PD, Dashnor Sula mbetet jashtë listës së 11 majit:

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula ka reaguar ashpër pasi është lënë jashtë listës së kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se ndonëse doli i pari në primare si më i votuari nga demokratët e qarkut, nuk është përfshirë në listën përfundimtare të PD-së.

“Pas 4 vitesh si deputet, hyra në primare me bindjen për të parë mbështetjen e demokratëve dhe dola i pari. Gjatë mandatit kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë dhe kam qenë një nga deputetët më aktivë të opozitës. Por sot më njoftuan se nuk do të jem pjesë e listës, sepse jam ‘SPAKIST’,” shkruan ai.

Deputeti thekson se ka mbështetur reformën në drejtësi dhe institucionet e SPAK e GJKKO-së, duke i konsideruar si strukturat më të besuara në vend.

“Për asnjë moment nuk kam vënë në dyshim mbështetjen time për këto institucione. Kanë futur në burg njerëz me pushtet dhe për mua kjo është një medalje nderi,” thekson ai, duke shtuar se nuk ka keqardhje personale, por ndjen keqardhje për demokratët që e mbështetën.

Ai paralajmëron se vendimi për ta lënë jashtë listës do të ketë pasoja elektorale për PD-në në Elbasan.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme