Politika 13 March 2025, 10:53 Nga VNA

Adriatik Lapaj kandidon babanë e tij të parin në Berat

Ndaje në Whatsapp

Adriatik Lapaj, kryetari i partisë Shqipëria Bëhet, po prezantohet si një alternativë e re në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke sfiduar liderët e politikës së vjetër si Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ai madje ka akuzuar Kryeministrin Rama se i ka kopjuar programin për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve.

Por një prej vendimeve të tij ka ngjallur debate: Lapaj ka vendosur në krye të listës për deputetë në Qarkun e Beratit babanë e tij, Ferman Lapaj. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ai ka pasur vështirësi në gjetjen e kandidatëve për këtë qark apo nëse synon të qeverisë vendin bashkë me familjen.

Nëse deri më tani Lapaj ka kritikuar politikën e vjetër për nepotizëm dhe mungesë meritokracie, ky veprim i tij lë vend për dyshime mbi vërtetësinë e mesazhit që ai përcjell. Zgjedhjet e 11 majit do të tregojnë nëse qytetarët do ta mbështesin këtë model politik apo do ta shohin atë si një ripërsëritje të praktikave të vjetra.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme