Politika 13 March 2025, 10:18 Nga VNA

Rama ironizon listën e PD-së në Tiranë: “Skuadra VIP e kënetës, Gjuzi po keqpërdoret brutalisht”

Ndaje në Whatsapp
Rama ironizon listën e PD-së në Tiranë: “Skuadra VIP e

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Tiranën, duke e cilësuar atë si “skuadra VIP e kënetës”. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se i vetmi që e meritonte të ishte pjesë e saj ishte Kujtim Gjuzi, por sipas tij, ai po “keqpërdoret brutalisht”.

“Kush kishte ndonjë dyshim apo ndonjë shpresë të mbetur, mjafton të shikojë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Është tribuna VIP e kënetës, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret në mënyrë brutale. Ai ishte i vetmi që do të kishte merituar të ishte në skuadrën e mbyllur për atë nivel që ka këneta,” tha Rama.

Ndërkohë, ai ironizoi edhe ish-deputetin demokrat Dashnor Sula, duke e quajtur “gjeli i detit i Peqinit” dhe duke shtuar se ai nuk e përballoi dot trajtimin që i bëri partia e tij.

“I madhi Dash Sula, që nuk ka lënë gjë pa bërë, u la në det të hapur dhe mesa mora vesh, u arratis se nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta. Është një figurë me personalitet të veçantë, por që nuk pajtohet me ta,” vijoi Rama.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme