Politika 13 March 2025, 10:05 Nga VNA

Mosha mesatare e listës së mbyllur për Tiranën. PS më e re, PD më e moshuar.

Ndaje në Whatsapp
Mosha mesatare e listës së mbyllur për Tiranën. PS më e

Krahasimi i listave të mbyllura të kandidatëve për qarkun e Tiranës tregon një dallim të dukshëm në moshën mesatare midis Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS). Lista e PD-së ka një moshë mesatare prej 54.6 vjeç, ndërsa lista e PS-së ka një moshë mesatare prej 45.5 vjeç. Ky dallim prej 9 vitesh reflekton përzgjedhjet dhe prioritetet e secilës parti.

Lista e Tiranës si kryeqendra e vendit ka qenë gjithmonë një shembull krahasimi për cilësinë e listave të partive politike.

Lista e PD-së dominohet nga figura politike me përvojë të gjatë, ku në krye qëndron Sali Berisha (81), ndërsa emrat si Jozefina Topalli (63) dhe Edi Paloka (61) konfirmojnë prirjen për të mbështetur kandidatë nga brezi i vjetër i politikës. Megjithatë, ka edhe përpjekje për përfshirjen e brezit të ri, me emra si Besart Xhaferri (35) dhe Klevis Balliu (36).

Lista e PS-së, nga ana tjetër, ka një moshë mesatare më të ulët dhe reflekton një përzierje më të madhe midis përvojës dhe rinisë. Kryeministri Edi Rama (61) kryeson listën, por ndjeket nga figura më të reja si Ilva Gjuzi (33) dhe Erjon Malaj (37).

Renditja e Kandidatëve sipas Moshës

PD:

1. Sali Berisha - 81

2. Jozefina Topalli - 63

3. Edi Paloka - 61

4. Fatmir Mediu - 58

5. Flamur Noka - 54

6. Albana Vokshi - 54

7. Mesila Doda - 54

8. Tedi Blushi - 41

9. Erisa Xhixho - 40

10. Belind Këlliçi - 38

11. Klevis Balliu - 36

12. Besart Xhaferri - 35

PS:

1. Edi Rama - 61

2. Lindita Nikolla - 60

3. Iris Luarasi - 52

4. Taulant Balla - 48

5. Albana Kociu - 48

6. Igli Hasani - 49

7. Ogerta Manastirliu - 47

8. Delina Ibrahimaj - 42

9. Elisa Spiropali - 42

10. Adea Pirdeni - 42

11. Erjon Malaj - 37

12. Ilva Gjuzi - 33

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme