Politika 12 March 2025, 22:30 Nga VNA

Dy ish-përfaqësues të PD kandidojnë për deputetë në listën e PS

Ndaje në Whatsapp

Partia Socialiste ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Përveç emrave të rinj, ajo që bie në sy është kandidimi i dy ish-përfaqësuesve të Partisë Demokratike në listën e PS.

E para është Zamira Sina e cila ka qenë një aktiviste e PD që spikati në çadrën në Bulevard në vitin 2017. Ajo gjithashtu ka kandiduar për Këshillin Kombëtar të PD në vitin 2018. Zamira Sina sot u prezantua nga drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi si kandidate për deputete në listën e hapur të Vlorës.

Një tjetër emër që kalon nga PD në PS, është edhe ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i cili do të kërkojë vota për socialistët në 11 maj në listën e hapur në qarkun e Kukësit. Zeneli ka qenë deputet i PD në legjistraturën 2013-2017.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme