Politika 13 March 2025, 10:57 Nga VNA

Erion Dasho tërhiqet nga lista e PD: Jam i zhgënjyer, por mbetem opozitar kundër rilindjes

Ndaje në Whatsapp
Erion Dasho tërhiqet nga lista e PD: Jam i zhgënjyer, por mbetem

Dr. Erion Dasho, një nga emrat më të spikatur në primaret e Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit, nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për Boldnews.al, Dasho shpjegoi arsyet e mungesës së emrit të tij në listat e dorëzuara në KQZ. Ai bëri të ditur se kishte zhvilluar biseda intensive me drejtuesit e PD-së për mundësinë e kandidimit, por kishte vendosur të tërhiqej nga lista e hapur, duke theksuar se kontributi i tij si një figurë e ardhur nga diaspora nuk do të ishte i duhuri në këtë format.

“Në këtë listë meritojnë të kandidojnë figura të Partisë Demokratike që janë në lidhje të përditshme me anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e mundshëm të opozitës. Në interes të maksimizimit të votës së PD-së, tërhoqa emrin tim nga pjesëmarrja në listën e hapur, duke u uruar sukses kolegëve të tjerë,” – u shpreh Dasho.

Megjithëse e cilëson situatën si një zhgënjim, ai thekson se do të vazhdojë të mbetet opozitar i vendosur kundër rilindjes dhe do të vijojë angazhimin e tij politik.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme