Politika 13 March 2025, 11:59 Nga VNA

Hoqi dorë nga kandidimi, Petro Koçi: Lista e hapur rajonale do të jetë dera e krimit të organizuar

Ndaje në Whatsapp
Hoqi dorë nga kandidimi, Petro Koçi: Lista e hapur rajonale do

Deputeti socialist, Petro Koçi, ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një figurë të patrajnueshme në politikë. Në një deklaratë për mediat, Koçi u shpreh se trajneri i opozitës, Corey LaCivita, do ta ketë të pamundur ta ndryshojë Berishën.

“I patrajnueshëm, ky është Sali Berisha. I ziu LaCivita çfarë do të heqë për ta trajnuar këtë njeri të patrajnueshëm. Nuk kishte zgjidhje më të mirë sesa Sali Berisha për ta copëtuar PD-në dhe për t’i garantuar mazhorancës një arsye më shumë për të fituar,” tha Koçi.

Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një lider që sjell ndryshim, ndërsa Berishën si një figurë që pengon përparimin.

“Rama është maniak i ndryshimit, Sali Berisha është maniak i prapakthimit. Prandaj shqiptarët do të votojnë me shumicë PS-në dhe do t’i japin dërmën kësaj opozite,” u shpreh deputeti socialist.

Në fjalën e tij, Koçi kritikoi edhe listat e hapura në nivel rajonal, duke i quajtur një rrezik për politikën dhe demokracinë.

“Lista e hapur në nivel rajonal do të kthehet në varrin moral të politikës. Nuk duhet ta kishit bërë. Uroj që parlamenti i ardhshëm ta ndryshojë këtë ligj. Nëse do të lihen lista të hapura, të jenë në nivel kombëtar dhe zgjedhësi të votojë për më shumë se një kandidat. Lista e hapur në nivel rajonal do të jetë jo vetëm një dritare, por një derë për krimin e organizuar,” deklaroi ai.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme