Politika 13 March 2025, 12:39 Nga VNA

"Reforma në drejtësi asnjë mundësi pa perspektivën e BE" / Rama nuk i jep vetes merita para komisioneres

Ndaje në Whatsapp
"Reforma në drejtësi asnjë mundësi pa perspektivën

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qeveria shqiptare ka ndërmarrë një udhëtim të vështirë dhe të rëndësishëm në drejtim të reformës në drejtësi, një proces që ka nisur që nga dita e parë e mandatit të tij të parë. Rama ka theksuar se një nga objektivat kryesorë të qeverisë ka qenë rrëzimi i mitit të pandëshkueshmërisë dhe krijimi i mundësive për të sjellë para drejtësisë individë me profile të larta publike, të lidhur me pushtetin politik.

“Është e vërtetë, që nga dita e parë, kemi ndërmarrë një udhëtim në det të hapur për të reformuar drejtësinë”, tha Rama. Ai theksoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, persona me pozita të larta kanë përfunduar para drejtësisë, duke u hetuar dhe gjykuar nga prokurorë dhe gjykatës të pavarur.

Kryeministri shtoi se ky proces, megjithë problematikat e tij, është një hap historik dhe i domosdoshëm për Shqipërinë dhe theksoi se nuk do të kishte mundësi pa perspektivën e Bashkimit Europian. “Ky është realiteti që kemi arritur të krijojmë, kemi thyer një tabu dhe kemi sjellë një ndryshim të madh në traditën e një sistemi që ishte kundër standardeve të BE-së”, u shpreh Rama

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë do të kenë fjalën për qeverinë e ardhshme. Ajo ka shprehur besimin se këto zgjedhje nuk do ta pengojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me Europën. “Evropa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme evropiane për ju”, u shpreh Kos.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat me BE nuk janë thjesht “muhabete”, por janë të bazuara në rezultate konkrete. “BE nuk të fal, nuk të jep as një gur për të çarë kokën po nuk bëre detyrat. Edhe gurin s’ta japin, jo më të të jepni mbështetje”, tha Rama.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu ambicien e tij për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian, duke shtuar se synon që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Ai theksoi dëshirën e tij që qytetarët shqiptarë të hyjnë në aeroporte nga korridori që mbart konstelacionin me yjet e Bashkimit Europian, dhe jo nga ai ku shkruan “të tjerët”, një situatë që ka karakterizuar Shqipërinë për shumë shekuj.

Rama gjithashtu njoftoi se parlamenti i Shqipërisë ka aktualisht në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që parashikojnë fonde rreth 1 miliardë euro për zhvillimin e vendit. Në një moment të konferencës, Rama i tha Komisioneres Kos: “E dashur Marta, ne duam lekët tona!”

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme