Politika 13 March 2025, 16:30 Nga VNA

Partia familjare e Lapajt dhe Sokos: Mami dhe babi, garantët e demokracisë

Ndaje në Whatsapp
Partia familjare e Lapajt dhe Sokos: Mami dhe babi, garantët e

Adriatik Lapaj dhe Pano Soko kanë vendosur të bëjnë revolucionin zgjedhor me një formulë të re: prindërit! Në një deklaratë të fundit, dy politikanët e rinj shpjeguan se listat e mbyllura, të cilat ata i cilësojnë si mjetet e kontrollit të vjetër politik, do të “shkarkohen” duke futur në to… prindërit e tyre.

“E kemi bërë për t’i treguar Berishës dhe Ramës që ne listat e mbyllura do t’i zbrazim,” – tha Soko, duke shtuar se “gjyshi im është për Berishën.”

Lapaj nga ana tjetër, qetësoi qytetarët se vendet e tyre në lista nuk do të jenë për të kapur ndonjë mandat për familjarët, por për të garantuar se askush nuk do të përfitojë nga sistemi i vjetër.

“Të gjithë ne do të garojmë në gjithë Shqipërinë vetëm me lista të hapura, që do të thotë garë, jo vende të rezervuara nga kryetari. Por ligji i mbajtur peng nga kryetarët e vjetër parashikon si detyrim që të bëhen një herë listat e mbyllura, pastaj të kalojnë tek të hapurat. Për këtë arsye, për t’i djegur këto lista, me vullnet të plotë të atyre që janë aty, që janë prindërit tanë, ne kemi vendosur të garojmë me lista të hapura dhe prindërit tanë do jenë garantët për të zhbërë kapjen e sistemit nga politika e vjetër.” tha Lapaj

Me këtë logjikë revolucionare, lind pyetja: kush do të numërojë votat? A do të certifikojë fitoren e partisë së re një mbledhje familjare? Dhe mbi të gjitha, nëse këta prindër bëhen deputetë, kush do i bindë të dorëzojnë mandatin?

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme